Andi Dufrein është një bankier i cili dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij dhe dashnorit të saj.
Në burg ai njihet me Red-in, një tjetër të burgosur për vrasje, dhe kështu fillon një histori burgu dhe respekti të dyanshëm mes dy burrave.
Nelson Mandela, sapo merr detyrën si president i Afrikës së Jugut merr një iniciativë unike për të bashkuar vendin e përçarë duke çuar skuadrën e regbit në kampionatin botëror të vitit 1995.
Aleks, një hajdute misterioze, kthehet për të bërë një vjedhje të fundit. Por pasi ortaku që e solli në punë vdes, ajo e kupton që kjo vjedhje nuk bëhej fjalë për diamantët, por për diçka tjetër. Tani asaj do i duhet që të luftojë që të zbulojë sekretet që fshihen pas kësaj vjedhje.
Një djalë gjendet papritur i përfshirë në mes të një grindje mes dy bandave kriminale më të rëndësishme të Nju Jorkut të cilat kanë shefa Rabinin dhe Bosin dhe ai vëzhgohet vazhdimisht nga detektivi Brikovski dhe vrasësi Gudkat. Për të dalë nga kjo situatë e vështirë ai ka hartuar një plan të përsosur...
Uill Kastër, i interpretuar nga Johnny Depp, është një shkencëtar që goditet me plumb me lëndë radioaktive nga një organizatë që kundërshton zhvillimin e teknologjisë kompjuterike, sepse e konsideron kërcënim për ekzistencën e njerëzimit.
Nje grup i vogel ekstremistesh, te armatosur deri ne dhemb. Te stervitur rreptesisht, vendosin nje prite ne mes te dites ne shtepine e bardhe dhe duke kaluar ndertesen marrin peng presidentin Benjamin Asher dhe stafin e tij ne bunker e padepertueshem te SHBA-se. Qellimi i tyre eshte te zene ngushte te gjithe shtetin……