Njëzet e ca vjeçari me ide filozofike Ross Ulbricht krijon Silk Road (Rrugën e Mëndafshit), një faqe të errët në internet që përdoret për shitje droge, ndërsa agjenti i DEA-s Rick Bowden infiltrohet për ta kapur.
5 vite pas vdekjes së Ronit, e dashura e tij pretendon të jetë shtatzënë me fëmijën e tij. Mbrapa këtij zhvillimi të çuditshëm fshihen sekrete të mëdha familjare...
Një i ri Afrikano-Amerikan që jeton në Çikago hyn në botën joshëse të parasë dhe pushtetit në momentin që punësohet si shofer në një familje me një pozitë shumë të mirë, ekonomike e shoqërore.
Krystal është një dramë-komedi për një djalosh që nuk ka pirë kurrë alkool në jetën e tij. Kur takon gruan e ëndrrave të tij, një ish- prostitutë- striptiste -të droguar dhe të alkoolizuar, ai pretendon se është në grupin e te Alkoolizuarve Anonimë që të gjente një mënyrë për ta gjuajtur. Për të pasur mundësinë më të vogël me të, atij i duhet të përballet me djajtë e tij dhe të mësojë se çdo të thotë të jetosh një jetë pa frikë e të bëhet një burrë i vërtetë.
Simon Spajër fsheh një sekret të madh nga familja, miqtë dhe shokët e klasës. Kur sekreti i tij del në shesh, Simoni duhet të përballet me të gjithë dhe të pranojë identitetin e tij.
Çarli është një 18 vjeçar i mundimshëm që arratiset nga një qendër rehabilitim, por kur kthehet në shtëpi në Los Anxhelos, prindërit e tij ndërhyjnë dhe e detyrojnë të shkojë në një rehabilitim për të rritur.
Aty, ai takon një vajzë të bukur por të mundimshme, Evën, dhe është i detyruar të luftojë me drogën, dashurinë e paarritshme dhe prindër të përçarë.
3 shokë adoleshentë, bëjnë aktin e fundit të pavarësisë dhe vendosin të kalojnë sezonin e verës duke ndërtuar një shtëpi në pyll dhe duke jetuar larg familjes.