Doni dorëzohet para policisë dhe ia mbath nga burgu bashkë me Vardanin, e cili rekruton një skuadër për të vjedhur pllakat e kartëmonedhave nga një bankë në Berlin.
Vijay është marrë nga një oficer policie për të luajtur rolin e personit që i ngjan, Doni, i cili është lideri i një
organizate droge. Gjërat shkojnë keq për Vijayit kur oficeri i policisë vdes dhe ai duhet të mbrojë veten.
Kur pushtuesit alienë rrëmbejnë superheronjtë e Tokës,
fëmijët e tyre duhet të bashkohen dhe të mësojnë të punojnë së bashku
nëse duan të shpëtojnë prindërit e tyre dhe botën.
Dy djem shtiren sikur nuk janë të interesuar për vajza në mënyrë që të marrin një apartament nga një grua në Majemi. Kur të dy bien në dashuri me shoqen e tyre të dhomës, të qeshurat pasojnë tek ata përpiqen ta bindin që nuk janë të interesuar pas saj dhe në fshehtësi ata përpiqen ti fitojnë zemrën.
Prindërit e tij e quajtën Mërfi, por të gjithë e thërrasin Barfi. Gjithmonë me shakatë e tij, ai është mjaft tërheqës, sidomos me femrat. Në Darjeelind, Barfi është më i përfoluri në qytet, edhe pse ai as nuk mund të flasë e as të dëgjojë. Marrëdhëniet e tij me dy zonjusha të bukura, Shruti dhe Jhilmil, dhe ngjarjet që pasojnë në raportetet e tij me to. Një tregim emocional për dashuri vetëmohuese dhe për të gjetur lumturinë tek gjërat e vogla në jetë, që ju tregon se nuk ka rëndësi se sa e vështirë mund të jetë jeta e juaj, "Mos u mërzit. Ji Barfi".
Roja i përkushtuar i bregdetit, Miç Bukanon do të rekrutojë një punonjës të ri. Së bashku, ata do të zbulojnë një komplot kriminal lokal, i cili kërcënon të ardhmen e gjirit.
Krrish dhe babai i tij duhet, shpëtuar botën dhe familjen e tyre nga një njeri , i quajtur Kaal i cili me ekipin e tij si kafshë do të sundonin botën nga nje virus, A do të ketë sukses?