Jeta e ngarkuar e Piterit përmbyset kur ish-gruaja i thotë se djali i tyre adoleshent, Nikolasi, ka muaj që mungon në shkollë dhe është në depresion. Tani ai përpiqet të kujdeset për Nikolasin në të njëjtën mënyrë që do të kishte dashur që babai i tij të ishte kujdesur për të, ndërkohë që vijon jetën me gruan e tij të re e djalin tjetër të porsalindur...
Diku përgjatë kufirit të Bregut Lindor Amerikan të mesit të shekullit të 19-të, dy çifte fqinje luftojnë vështirësitë dhe izolimin, të rrethuar nga një peizazh i mrekullueshëm por sprovues, i cili i sfidon ata si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.
Kur lindja në shtëpi e një nëne të re, përfundon në një tragjedi të pabesueshme, ajo fillon një odise zie, që pasohet me prishjen e marrëdhënieve me të dashurit, në këtë histori thellësisht personale të një gruaje që mëson të jetojë së bashku me humbjen e saj.
Një gazetar nga Uellsi nxjerr në media lajmin për urinë në Bashimin Sovjetik, në fillim të viteve 30. Ky lajm do i shkaktojë atij telashe dhe peripeci të shumta, në udhëtimin e tij në Bashkimin Sovjetik.