Ty Uarner ishte një shitës lodrash i frustruar derisa bashkëpunimi i tij me tre gra e shndërroi idenë e tij në maninë më të madhe të lodrave në histori.
Macoku bashkohet me miqtë e tij, Humpty Dumpty dhe Kitty Softpaws, në mënyrë që të mposhtin dy kriminelë, Jack dhe Jill, dhe të marrin fasulet magjike që ata posedojnë.
Historia e Barni-t, një nxënësi të shkollës së mesme dhe Ronit, pajisja e tij e re që ecën, flet, e lidhur në mënyrë dixhitale. Mosfunksionimet e Ronit në sfondin e epokës së mediave sociale i nisin ata në një udhëtim për të mësuar rreth miqësisë së vërtetë.
Kur senatori Kem Breidi, kandidon për herë të katërt në zgjedhjet e Kongresit, dy biznesmenë të fuqishëm të Karolinës së Veriut vendosin të nxjerrin kandidatin e tyre në arenën politike. Njeriu i tyre: Marti Hagins, që punon në një zyrë turistike dhe që nuk e ka idenë fare nga skena politike. Hagins në fillim duket si një kundërshtar i papërfillshëm, por me ndihmën e dy donatorëve të tij të fuqishëm, shumë shpejt ai do të bëhet një pengesë e madhe për Kemin.
Me dëshirën për të fituar një pozicion më të mirë në kompaninë e tij, Tim Konrad merr pjesën në darkën e tyre mujore, që ka si qëllim të shpall idiotin më të madh të mbrëmjes. Ai përballet me shumë të papritura, kur një këta njerëz të veçantë përfundon në jetën e tij.
Një çift nga periferia e qytetit ngatërrohet në një skenar spiunazhi ndërkombëtar, kur zbulojnë se fqinjët e tyre të rinj, në dukje perfektë, janë spiunë të qeverisë.
Një roje në një kompani furgonësh të blinduar në pjesën jugore të SHBA-së, organizon një nga grabitjet më të mëdha bankare në historinë e Amerikës. Bazuar në grabitjen e Lumis Fargo në Tetor të vitit 1997.
Piter Hajman duhet të shkojë në lindjen e fëmijës së tij të parë nën shoqërinë e një aspiranti për t'u bërë aktor, Ithan Tremblej, i cili këtë udhëtim të thjeshtë e kthen në një aventurë të vërtetë.
Pas një nate feste beqarisë tre shokët zgjohen të humbur nga parti në Las Vegas, ku njëri nga ta zhduket ata duhet të bëjnë rrugëtimi nëpër qytet për të gjetur mikun e tyre para dasmës së tij.
Dy vjet pas festes se beqarisë ne Las Vegas, Fili, Stjuja, Alani dhe Dagu shkojnë ne Tailande për dasmën e Stjuse. Stju planifikon një dreke te qete paramartesore megjithatë ndodh diçka me shume se kaq.