Pasi ngjitet në majën më të lartë Broad Peak, Maciej Bebeka njoftohet se ekspedita e dija është e papërfunduar. 25 vite më pas ai niset drejt majës më të lartë në botë për të përfunduar atë që kishte nisur shumë kohë më parë.
1402. Mbretëresha Margrete po sundon Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën përmes djalit të saj të birësuar, Erik. Por, pasi bëhet një komplot, Margrete e gjen veten në një dilemë të pamundur që mund të shkatërrojë veprën e saj të jetës: Unionin Kalmar.
Jeta e ikonës amerikane të muzikës, Elvis Presli, që nga fëmijëria e tij e derisa u bë një këngëtar dhe aktor filmash në vitet 1950, së bashku me marrëdhënien e ndërlikuar me menaxherin e tij, Kolonelin Tom Parker.
Historia e njësisë së këmbësorisë që nuk humbi asnjë mision në Luftën e Dytë Botërore dhe që njihet si “guri i çmuar i Patonit”. Rreshteri amerikan Smith dhe njësia e tij sigurojnë një qytet të vogël në Ardene, por divizioni i blinduar gjerman godet në mënyrë të papritur dhe atyre u duhet të përgjigjen, ndonëse me forca shumë më inferiore në dispozicion.
Bazuar në misterin e jetës reale që rrethon vdekjen e Xhulia Law, një paralegale e re, trupi i së cilës u gjet në banesën e shefit dhe të dashurit të saj, një avokati të shquar në Findlandë. Ishte vrasje apo diçka më e ndërlikuar?
Një mision shpëtimi organizohet në Tajlandë ku një grup djemsh të rinj dhe trajneri i tyre i futbollit janë bllokuar në një shpellë nëntokësore që po përmbytet.
Nëse do të mund ta dëgjonit zërin e Perëndisë, a do të dëshironit ta mbanit të fshehtë?' Një dramë historike e bazuar në kujtimet e Shën Ignatit të Loyolës, themeluesit të rendit Jezuit.
Bazuar në jetën e majorit Sandeep Unnikrishnan, i cili ra dëshmor në aksion gjatë sulmeve të nëntorit 2008 në Mumbai dhe si pasojë iu dha Ashoka Chakra, çmimi më i lartë i galantizmit të Indisë në kohë paqeje, më 26 janar 2009.
Djali i emigrantëve nga Ballkani Zlatan Ibrahimovic, i lindur në Suedi, bëhet, pas një fëmijërie të vështirë, një kampion suedez i futbollit prej disa dekadash.
I internuar padrejtësisht, i dënuar pa gjyq, i shpifur pa shkak. Njeriu i Zotit përshkruan sprovat dhe mundimet e Shën Nektarios-it
nga Egina, teksa ai mbart urrejtjen e padrejtë të armiqve të tij duke predikuar Fjalën e Zotit.
Në fund të shekullit të XIX, grushtimi është sporti i mbretërve dhe një boksier i ri i talentuar, Xhem Belçer, në venat e të cilit rrjedh gjak boksierësh, lufton për t'u bërë kampion i Anglisë. Aftësia e tij unike, shpejtësia, talenti i natyrshëm dhe qasja shkencore i dha atij mundësinë të ngjiste shkallët e një jete që nuk e kishte parë as në ëndrrat e tij.
Dramë rreth zhvillimit të teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Albert Ajnshtajnit dhe marrëdhënies së Ajnshtajnit me shkencëtarin britanik Sir Arthur Eddington,
fizikani i parë që provoi eksperimentalisht idetë e tij.
Një Margaret Theçer e moshuar që flet me praninë imagjinare të bashkëshortit të saj,i cili ka vdekur së fundmi. Ndërkohë që ajo përpiqet të pajtohet me vdekjen e tij, ndërhyjnë skena nga jeta e saj e kaluar,nga vajza deri tek kryeministria britanike.
Nga një takim krejt rastësor në një grindje tragjike, lidhja e jashtëzakonshme mes Malkolm X-it dhe Muhamed Alisë vihet nën presionin e peshës së mosbesimit dhe idealeve të ndryshme...
Ndjek jetën e At' Stjuart Long-ut,
një boksier i kthyer në prift që frymëzoi njerëz të panumërt
gjatë udhëtimit të tij nga vetë-shkatërrimi në shëlbim.
Një djalë i braktisur shkon në Amerikë dhe tërhiqet nën ndikimin e një figure babai të rrezikshme. Frymëzuar nga ngjarjet e vërteta që sollën në sulmin e snajperit në Beltuei në 2002.
Një histori krize e martesës dhe identitetit të ish yllit të Hollywoodit Grejs Kelli. Gjatë një mosëmarrveshjeje politike mes princit Rainer III të Monakos dhe Çarls dë Gol të Francës, fillon pushtimi francez ndaj Monakos në fillim të viteve 1960’.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Herri Haft është një boksier që ndeshet kundra patriotëve të tij në kampet e përqëndrimit. I përndjekur nga kujtimet e dhimbshme, ai mundohet ta përdorë boksin si mënyrën për të bërë jehonën e duhur për t'u kthyer tek dashuria e tij.
Historia e Krijimit tregon historinë e paharrueshme të kreut famëkeq të etiketës Creation Records, Alan McGee. Si një i ri nga Glasgow arriti të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme fytyrën e kulturës britanike në muzikë, politikë dhe jo vetëm.
Jeta, suksesi dhe telashet e Wolfgang Amadeus Mozart, siç tregohet nga Antonio Salieri, kompozitori bashkëkohor që ishte çmendurisht xheloz për talentin e Mozartit dhe pretendonte se e kishte vrarë atë.
Duke ndjekur ëndrrën e tij për t'u bashkuar me njësinë elitare të K-9, një ushtarak i shtetit bashkëpunon me një qen strehe shumë të zgjuar por të pabindur, Rubin.
Sapo ka përfunduar Statuja e Lirisë, Gustave Eiffel është në kulmin e karrierës së tij.
Gjithçka ndryshon ditën kur ai kryqëzon rrugët me dashurinë e tij. Marrëdhënia e tyre e ndaluar e frymëzon atë të ndryshojë horizontin e Parisit përgjithmonë.