Në fund të shekullit të XIX, grushtimi është sporti i mbretërve dhe një boksier i ri i talentuar, Xhem Belçer, në venat e të cilit rrjedh gjak boksierësh, lufton për t'u bërë kampion i Anglisë. Aftësia e tij unike, shpejtësia, talenti i natyrshëm dhe qasja shkencore i dha atij mundësinë të ngjiste shkallët e një jete që nuk e kishte parë as në ëndrrat e tij.
Një ish i burgosur nga Londra jugore përpiqet t’ia nisë nga e para duke punuar si mirëmbajtës në shtëpinë e një aktoreje të re në këtë dramë kriminale nga skenaristi i filmit THE DEPARTED William Monahan, i cili do të bëjë debutimin e tij si regjizor në këtë projekt filmik. Gjithashtu luajnë aktorët e mirënjohur Ray Winstone, David Thewlis dhe Anna Friel.
Një veteran afrikano jugor i luftës së Boerit sapo ka imgruar në Zelandën e Re dhe punësohet për të gjurmuar një njeri të akuzuar për vrasjen e një ushtari...
Ndërsa detektivi Tomas Kreivën heton vdekjen e vajzës së tij aktiviste, ai nuk zbulon vetëm jetës sekrete të saj, por edhe një mbulim korporate dhe një marrëveshje të fshehtë qeveritare që punëson një agjent me detyrën e fshirjes së provave...
Barni Thompson, i çuditshëm, i pasigurt në vetvete, berber në Glasgou, jeton një jetë mediokriteti të dëshpëruar, dhe jeta e ti aspak interesante do marrë një kthesë nga 0 në 60 për pesë sekonda, ndërsa ai hyn në botën groteske dhe absurde të një vrasësi serial.
“Flying Squaq” e policisë së Londrës përbëhet nga policët më të mirë që kanë si moto të tyre “Dhuna luftohet me dhunë”. Kapiteni është Frenk Haskins, që duhet të përballet edhe me kritikat që merr skuadra e tyre për dhunën që ushtrojnë. Aksioni fillon me hetimet mbi grabitjen e një banke dhe mbytjen e një gruaje dhe skuadra duhet të bëjë atë që di më mirë, të përdorë dhunën ndaj kriminelëve.
"Pika e Thyerjes". Një agjent i ri i FBI-së infiltrohet në një grup të jashtëzakonshëm sportistësh të sporteve ekstreme të dyshuar për organizimin e një vargu të paparë vjedhjesh të sofistikuara.
Australi, 1880. Kapiteni Stanli më në fund arrin të kap Çarlin dhe Majk Bërns, dy nga katër vëllezërit famëkeq Bërns, të njohur si vrasës dhe kriminelë. Për të arritur pjesën tjetër të bandës, Stanli i ofron Çarlit një shkëmbim: "Për të shpëtuar jetën e Majkit, ai duhet të dorëzojë kreun e bandës, vëllanë e madh Arturin, gjallë ose vdekur!