Në vitin 1961, një shofer taksie 60-vjeçar vodhi portretin e Goya-s të Dukës së Wellington-it nga Galeria Kombëtare në Londër. Ishte vjedhja e parë (dhe mbetet e vetmja) në historinë e Galerisë. Ajo që ndodhi më pas u bë gjë e legjendës.
Një Margaret Theçer e moshuar që flet me praninë imagjinare të bashkëshortit të saj,i cili ka vdekur së fundmi. Ndërkohë që ajo përpiqet të pajtohet me vdekjen e tij, ndërhyjnë skena nga jeta e saj e kaluar,nga vajza deri tek kryeministria britanike.
Përqendrimi i Brixhit në jetën e saj si beqare dhe në profesionin e saj ndërpritet kur ajo mbetet shtatzëne, por me një problem... ajo ishte vetëm 50 % e sigurt për identitetin e babit të fëmijës së saj.
1872. Fileas Fog, një shpikës pa vlerë për ministrin e Akademisë së Shkencave të Anglisë, vë bast se do bëjë xhiron e botës për 80 ditë. Pasportu, një kinez që ka vjedhur nga banka e Anglisë Budën Jeshil sepse i përket fshatit të tij, në çastin që po e përzinte policia u njohë me Fielas Fog dhe shikon se mënyra e vetme për t’u kthyer në Kinë është shpikësi i çuditshëm. Në udhëtimin e tyre do njohin dhe një femër dhe të tre bashkë do u bëjnë ballë pengesave që u shkakton ministri i Akademisë së Shkencave për mos të humbur bastin, i cili duhet ta paguajë humbjen me vendin e tij si ministër.