Një romancë e fortë mes dy të dashuruarve që jetojnë veçse për lidhjen e tyre të çmendur dhe dominuese, një lidhje që nuk dihet si përfundon kur gjithçka e tejkalon kufirin.
I internuar padrejtësisht, i dënuar pa gjyq, i shpifur pa shkak. Njeriu i Zotit përshkruan sprovat dhe mundimet e Shën Nektarios-it
nga Egina, teksa ai mbart urrejtjen e padrejtë të armiqve të tij duke predikuar Fjalën e Zotit.
Agjenti i DEA-s, Xhejms Bejkër, kthehet në familje tek gruaja dhe dy vajzat e tij, por e shkuara e përndjek ngado. Armiku i tij, Xhoni, "koka" e kriminelëve lirohet nga burgu dhe mundohet me çdo kusht të marrë atë që i takon, që gjendet tek Xhejms, pa i menduar pasojat.
Një avion i ushtrisë amerikane fluturon mbi Pyllin e Zi të Gjermanisë në vitin 1945, i cili papritmas mbështillet nga një tufë pendë korbash. Ndërsa avioni bie me shpejtësi drejt tokës, ushtarët shohin pendët që shndërrohen në një grua misterioze të veshur me të zeza.
Jack Quinn humbet objektivin e tij, Stavrosin, në prag të misionit të tij të fundit. Nga atje, ai dërgohet në koloni; një rilindje për vrasësit e supozuar të vdekur. Ai arratiset nga atje dhe kërkon ndihmën e Yazit, një tregtar armësh, për betejën e tij të fundit me Stavrosin.
Të detyruar nga konfiskimi i pashmangshëm i lokalit të mikut të tyre,
dy shokë të përjetshëm do të vendosin të grabisin makinën e blinduar të një banke,
duke mos ditur që ngarkesa e saj nuk ka para, por një drogë e re në rrugë.
"Tigër" është një film dramë sport me regjizor Alister Grierson dhe shkrimtarë Majkëll Pulieze dhe Prem Sing që bazohet në historinë e vërtetë të ish-kampionit të boksit në Ontario, Pardep Nagra. Ai ishte një besimtar Sikh i cili aspironte të bëhej boksier por që u skualifikua për shkak të refuzimit të heqjes së mjekrës e cila ishte një obligim fetar për të.
Një vajzë e re kthehet në vendlindje për të vrarë babin e saj abuzues dhe zbulon se dikush e ka vrarë atë një ditë më parë. Duke kërkuar përgjigje ajo zbulon një trashëgimi familjare më të rrezikshme nga ç'mendonte.
Historia përqendrohet në pasojat e një sulmi me bombë në Indonezi, ku një marins i kokëkrisur amerikan që shtiret si student është i vendosur të hakmerret por shumë shpejt zbulon se problemet e botës nuk mund të zgjidhen vetëm me dhunë. Marinsi Xhejk Travers bashkohet me policin mysliman Hashim për të gjurmuar hajdutin e rrezikshëm ndërkombëtar të bizhuterive të quajtur Malik i cili ka rrëmbyer të bijën e Sulltanit, Sulltaneshën në një përpjekje për të vjedhur thesarin mbretëror. Një intrigë ekzotike mes pallatesh të lashta, xhamish, tempujsh, labirintesh nëntokësore dhe piramidash prej guri në zemër të Javës.
Një javë në Los Anxhelos në 1983. Pjesëmarrje drejtorësh filmash, yje roku, një vampirë dhe karaktere të tjera në aventura të lidhura me seksin, drogën dhe dhunën.
Kur gruaja e tij përfundon e vdekur, puna e ti profesionale në Londër është e komprometuare duke ndihmuar një vajze e cila është rënë pro trafikantëve në qytetin ku ai duhet të vendos drejtësi mbi ligjin.
Gjimnazisti Ed Uollis pasi transferohet në një qytet të ri bashkë me mamanë, hyn në shoqëri me fqinjin e tij, Eshbi, një ish vrasës i CIA-s të cilit i kanë mbetur edhe pak muaj për të jetuar.
Tezeusi është një i vdekshëm i zgjedhur nga Zeusi për te udhëhequr luftën kundër mbretit të pamëshirshëm Hiperion, i cili po kërkon në të gjithë Greqinë për një arme me te cilën mund të shkatërroje njerëzimin.
Për shkak të alter egos së tij prej Superheroi, Tony Stark duhet të luftojë me çështjet vdekjeprurëse që përfshijnë qeverinë, miqtë e tij dhe armiqtë e rinj.