Një ish-agjent i dëbuar i forcave speciale do të kthehet në një demon që mbledh shpirtra.
Gjërat do të kthehen në një katastrofë të vërtetë kur partneri i tij do të kthejë mbledhjen e shpirtrave në qëllimin e tij kryesor.
Në vitin 1846 në një ishull të largët në brigjet perëndimore të Skocisë, tre të mbijetuar nga një fundosje misterioze e anijes së tyre tregtare e gjejnë veten të bllokuar në një ishull të vogël me mjegull. Përmes hetimit të kapitenit, ai zbulon se çdo vit rreth të njëjtës ditë do të ndodhte një tragjedi në det dhe të rinjtë nga ishulli do të vdisnin nga një sirenë fantazmë. A do t'ia dalin të shpëtojnë nga ishulli famëkeq me vetëm katër banorë?!
Në botën e artit ndonjëherë çdo gjë duket e çuditshme dhe e pabesueshme, por kur një pronare galerie dhe punonjësja e saj zbulojnë dhe ekspozojnë pikturat e një artisti të panjohur më parë, gjërat kalojnë në paranormale. Një forcë e mbinatyrshme kthehet kundër të gjithë atyre që kanë përfituar nga ky art për t'u hakmarrë.
Disa dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku ka vrarë Adolf Hitlerin në një operacion të fshehtë, heroi i panjohur amerikan Kalvin Barr, thirret nga qeveria për të ndjekur Këmbëmadhin, bartësin e një murtaje vdekjeprurëse, që mund të shkatërrojë njerëzimin.
Një adoleshente e sëmurë me kancer, që është në prag të vdekjes, krijon një lidhje të veçantë me një hipokondriak 19 vjeçar. Të dy ndihmojnë njëri-tjetrin për të arritur ëndrrat dhe për t’u përballur me frikërat e tyre, në aq kohë sa u ka mbetur të kalojnë së bashku...
Për të fituar para, dy vajza marrin pjesë në një lojë perverse... por pasi gjërat komplikohen ato kuptojnë që paraja është gjëja e fundit që duhet të mendojnë.
Një bashkëshort e baba largohet për një udhëtim biznesi nga sa kuptohet, por me planin për të thirrur një prostitutë në dhomën e tij të hotelit e për ta vrarë pa lënë gjurmë.
Vrasësi më i mirë në botë, Danken Vizla, tek shkon drejt daljes në pension cilësohet si dëm për kompaninë ku ai punonte nga punëdhënësi i tij i vjetër. Kundër dëshirës së tij, ai e gjen veten përsëri në lojë duke luftuar kokë më kokë me një grup vrasësish të rinj.
Një shkencëtare e re kërkon një mënyrë për të shpëtuar planetin Tokë që po vdes. Ajo takon një një njeri i cili po garon për të hipur në anijen e fundit që largohet nga planeti.
Një truprojë dhe ekspert kundër-terrorizmi pranon një punë që të mbrojë një trashëgimtare të re të pasur. Asnjëra palë nuk është e lumtur për marrëveshjen derisa një rrëmbim i dhunshëm i detyron ato të shkojnë në arrati.
Një veteran i trazuar i luftës së Irakut i cili po vuan të integrohet përsëri në shoqëri niset për një udhëtim përmes vendit me shpresën e ritakimit me djalin e tij të vogël.
Në botën e spiunazhit, ku informacioni është pushtet, agjentët bëjnë gjithçka që ta sigurojnë atë. Tes, një ish-agjente e CIA-së, përpiqet të shpëtoj jetën e bashkëshortit nga i njëjti mission që e dëmtoi atë në të shkuarën. Por kur bëhen lojëra me mendjen është e vështirë të dallohet realiteti.
Pas betejës shkatërruese të Ditës së Gjykimit, bota po përpiqet të jetoj pa Supermenin. Kur njerëz të ndryshëm shfaqen duke e quajtur veten Supermen, Lois Lejn dhe të tjerë mblidhen për të zgjidhur misterin.
Marshuesja Lili humbet rrugën në malet Apalaçian dhe has një kasolle ku jeton një çift simpatik, që përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të mbrojë një sekret të madh thellë në male.
Pas vetëvrasjes së bashkëshortit, një ngjarje e papritur, e detyron fotografen amerikane Katerina Grant që të kthehet në vendin ku përfundoi martesa e saj. Rikthimi e nxit të përballet me veten dhe të shkuarën, duke zbuluar më shumë mbi njerëzit në jetën e saj.
Një person i paidentifikuar poston një video në kohë reale në media sociale, duke treguar se ka rrëmbyer dy të panjohur dhe ka ndërmend të vrasë një prej tyre përpara se të mbarojë dita. Qëllimi i tij është të mbajë një "gjyq" në internet. Ndërsa autoritetet kuptojnë çfarë po ndodh, bëhet e qartë se publiku online do të veprojë si gjykatës dhe juri.
Detektivi Damien Serif heton mbi një seri vrasjesh që cilat lidhen me një kult që po përpiqet të ringjalli katër mbretërit demonë të Ferrit. E shkuara e Damienit e përballë atë me ngjarje të dhunshme të cilat i zgjojnë forcat që e kthejnë në "Demonologun" e ri.