Arkitekti Majkëll Njuman, është manjak pas punës dhe nuk arrin të jetë i disponueshëm për gruan dhe fëmijët e tij. Çfarë ndodh kur një shkenctar i çmendur i jep një pult që... mund të ndikojë në jetën e tij. Me pultin në dorën e tij, ai mund të kthejë mbrapa ose të çojë para jetën e tij, të uli zërin e atyre që ka pranë ose të ngrijë të gjithë njerëzit përreth. Por shumë shpejt pulti magjik del jashtë kontrollit dhe Majkëlli do humbasë disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
“Më kap nëse mundesh” është historia e vërtetë e falsifikatorit Frank Abagnale Jr. i cili lindi më 27 prill të vitit 1948 dhe e shtriu “aktivitetin” e tij të mashtrimit për pesë vjet në vitet ’60. Mashtrimi i tij i parë ishte firmosja e çeqeve mbi llogarinë e tij, por tejet të ekzagjeruar. Ai u maskua si një pilot “Frank Williams” për të bërë xhiro falas rreth e rrotull botës. Më vonë u shtir si pediatër për 11 muaj në spitalin e Georgia-s, nën emrin “Frank Williams”. Falsifikoi diplomën e juristit të Universitetit të Harvardit, mori provimin e avokatit në Lousiana dhe zuri punë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Lousianës. Për 5 vjet ai punoi me 8 identitete të ndryshme, megjithëse përdorte më shumë para të thata se sa çeqe.
Beku është një gjuetar shpërblimesh shumë i vlerësuar dhe punësohet për të gjetur Trevisin, një djalë të humbur prej muajsh në Brazil. Kjo punë që duket e thjeshtë e çon Bekun në një aventurë e pabesueshme në pyllin e Amazonës, ku atje takon baristen e bukur Marianën dhe Hatçerin e pamëshirshëm.