Duke besuar se është ujk i ngecur në trupin e një njeriu, Xhejkobi ha, fle dhe jeton si i tillë. Kur familja e dërgon në një klinikë, ai dhe bashkëmoshatarët e tij detyrohen t'iu nënshtrohen formave gjithnjë e më ekstreme të terapive kurative. Megjithatë, kur takon macen e egër misterioze, Xhejkobi duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga vetvetja për dashurinë.
Hitleri përgatitet të pushtojë Çekosllovakinë dhe qeveria e Nevil Chamberlein kërkon një zgjidhje paqësore. Një nëpunës civil britanik dhe një diplomat gjerman, udhëtojnë në Mynih për të ruajtur paqen.
Dy ushtarëve të rinj britanikë gjatë Luftës së Parë Botërore u jepet një mision i pamundur:
të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm në territorin armik dhe që do shpëtonte 1600 jetë, njëra prej të cilave jeta e vëllait të njërit prej ushtarëve.
Në vitin 1944, një vajzë 15 vjeçare, bijë e një mamaje gjermane të bardhë dhe një babai afrikan të zi, takon një anëtar të rinisë hitleriane. Perceptimi i tmerreve që po ndodhin rreth tyre, i lidh ata së bashku.
Një djalë i ri, dy vëllezërit dhe motra e tij më të vegjël, të cilët mbajnë sekret vdekjen e nënës së tyre të dashur për të qëndruar së bashku, torturohen nga një prani e ligë në çifligun ku jetojnë...
Captain Fantastic: Në pyjet në veri-perëndim të Oqeanit Paqësor, një baba i përkushtuar për rritjen e gjashtë fëmijëve të tij me një edukim rigoroz fizik dhe intelektual, detyrohet të lërë parajsën e tij dhe të hyjë në botë, duke sfiduar idenë e tij se çfarë do të thotë të jesh prind.