Historia e Azizit që vuan nga kriza ekzistenciale në kërkim të rinisë. Ai nuk është i lumtur me punën dhe jetën e tij private që është rrënuar nga motra e tij që jeton prej disa kohësh me familjen e saj në një shtëpi me të.
Ajdini, një ish-aktor, drejton një hotel të vogël në Anadollin qendror me gruan e tij të re, Nihalin, me të cilën ka një marrëdhënie të vështirë dhe motrën e tij, Neklën, e cila vuan ende pasojat e divorcit të saj.
Dy agjentë turkë të anti-terrorizmit dërgohen në Nju Jork me një mision për të gjetur e për të kthyer mbrapa udhëheqësin e rrezikshëm islamik me emrin e koduar “Daxhal”, i cili besohet se fshihet aty. Duke punuar me FBI-në dhe policinë e Nju Jorkut, agjentët orkestrojnë arrestimin e Haxhi Gumush, një dijetari mysliman tepër të rrespektuar i cili ishte arratisur në SHBA pasi ishte liruar nga një burg turk, ku kishte kryer një dënim për vrasje. Ky tregim dashurie, miqësie, paqeje dhe paragjykimesh, na çon në një udhëtim që kërkon t’i japë përgjigje pyetjes nëse pafajësia ose faji kanë rëndësi për dikë që është i etur për hakmarrje.