Baltazar Bleiku (Nicolas Cage) është një magjistar mjeshtër në Manhatanin e ditëve të sotme, i cili përpiqet ta mbrojë qytetin nga armiku i tij më i madh, Maksim Horvat (Alfred Molina). Baltazari s’mund t’ia dalë i vetëm, kështu që rekruton Dejv Statlerin (Jay Baruchel), një djalosh në dukje i zakonshëm i cili demonstron potenciale të fshehta, si nxënësin e tij. Magjistari i ri bashkëpunon pa ndonjë dëshirë të madhe duke mësuar artin dhe shkencën e magjisë, dhe së bashku, këta partnerë të pashpresë do të punojnë për të ndaluar forcat e errësirës. Dejvit do t’i duhet e gjithë kurajoja që mund të zotërojë për t’i mbijetuar trajnimit, për të shpëtuar botën dhe për të fituar vajzën që dashuron ndërsa bëhet Nxënësi i Magjistarit.
Kur Hikapi zbulon se dragoi i tij nuk është e vetmja Egërsirë Nate, ai duhet të gjejë Botën e Fshehur, strehën sekrete të dragonjve. Por për këtë duhet të luftojë me tiranin Grimel.
Në këtë komedi jashtëzakonisht gazmore, Kërku, një djalë i zakonshëm, s’mund t’i besojë fatit të tij kur e suksesshmja dhe shumë e bukur Molli bie në dashuri me të. Shokët e tij të zgjuarit e dynjasë, familja e tij e çmendur, akoma dhe ish e dashura e tij e padurueshme janë po aq të tronditur sa edhe ai. Tani, shikoni atë që kritikët po e quajnë “një sukses të zhurmshëm” ndërsa Kërku arrin ekstremet - duke përfshirë edhe rruajtjen në vende të papërshtatshme - për ta bërë marrëdhënien të funksionojë dhe të vërtetojë që ajo s’është tepër e mirë për të.
Kur Lemza dhe Padhëmbëshi zbulojnë një shpellë akulli e cila është shtëpia e qindra dragonjve të egër dhe e një ngarëseje misterioze dragonjsh, dy miqtë e gjejnë veten në mes të një beteje për mbrojtjen e paqes.