Një grup kërkuesish oqeanikë, të cilët punojnë për një kompani gërmimi në thellësi të detit, përpiqen të shpëtojnë pasi një tërmet i mistershëm shkatërron kërkimet e tyre të thellësisë dhe zyrat e tyre të gërmimit që ndodhen në fund të Hendekut Mariana.
Kur motra e tij, strikte, presidente e kompanisë, e kërcënon se do t'i mbyllë filialin, Klei organizon një festë madhështore Krishtlindjesh që të joshë një klient të madh dhe ta shpëtojë atë (degën). Gjërat fillojnë e përkeqësohen kur festa merr një rrjedhë tjetër.
Në këtë komedi jashtëzakonisht gazmore, Kërku, një djalë i zakonshëm, s’mund t’i besojë fatit të tij kur e suksesshmja dhe shumë e bukur Molli bie në dashuri me të. Shokët e tij të zgjuarit e dynjasë, familja e tij e çmendur, akoma dhe ish e dashura e tij e padurueshme janë po aq të tronditur sa edhe ai. Tani, shikoni atë që kritikët po e quajnë “një sukses të zhurmshëm” ndërsa Kërku arrin ekstremet - duke përfshirë edhe rruajtjen në vende të papërshtatshme - për ta bërë marrëdhënien të funksionojë dhe të vërtetojë që ajo s’është tepër e mirë për të.
Një ish-operativ i Forcave Speciale, i kthyer në mercenar, i nënshtrohet një eksperimenti mashtrues që e lë atë me fuqi shëruese intensive, duke adoptuar një personalitet të dytë, si Dedpull.