Dy aktorë britanik nisin një rikrijim 6 ditorë të udhëtimit të Odiseut në Greqi, ku shikojnë bukuritë e vendit, mes mësimeve të historisë, humorit britanikë dhe problemeve të jetës së tyre.
"Lakmia" tregon historinë e miliarderit të vetëpasuruar Sir Richard McCreadie, mbretëria e të cilët është në krizë. Për 30 vjet ai ka dominuar fushën e modës. Por pas një ngjarje prej së cilës i bie reputacioni, imazhi i tij është krisur. Për të ruajtur reputacionin, ai vendos të organizojë një festë gjigante për 60 vjetorin në ishullin grek Mykonos.
Ky është një filmi emocionues i frymëzuar nga ngjarje të vërteta dhe këtu përzihet dashuria, humbja, ndarja, dëshira dhe një udhëtim të jashtëzakonshëm. Kur ishte akoma shumë e re Philomena, një vajzë që vinte nga një familje katolike Irlandeze pati një shtatzëni të padëshiruar. Si ndëshkim atë e dërgojnë në një manastir ku ajo lind fëmijën e saj. Por pas 3 vitesh ata ia marrin fëmijën dhe ia japin një çifti Amerikan për birësim. 50 vite më vonë ajo takon Martin Sixmith, një gazetar i investigimeve dhe i tregon historinë e saj. Martini, i prekur nga historia e bind që të nisen në kërkim të djalit të saj, dhe ata fillojnë një të mahnitshëm.
Adoleshenti Përsi Xhekson, zbulon se është pasardhësi i Poseidonit dhe gjatë ambientimit me realitetin e ri, i duhet të përballet me një luftë mes Perëndish. Nga një djalë i zakonshëm, ai tani do të shndërrohet në një hero.
1872. Fileas Fog, një shpikës pa vlerë për ministrin e Akademisë së Shkencave të Anglisë, vë bast se do bëjë xhiron e botës për 80 ditë. Pasportu, një kinez që ka vjedhur nga banka e Anglisë Budën Jeshil sepse i përket fshatit të tij, në çastin që po e përzinte policia u njohë me Fielas Fog dhe shikon se mënyra e vetme për t’u kthyer në Kinë është shpikësi i çuditshëm. Në udhëtimin e tyre do njohin dhe një femër dhe të tre bashkë do u bëjnë ballë pengesave që u shkakton ministri i Akademisë së Shkencave për mos të humbur bastin, i cili duhet ta paguajë humbjen me vendin e tij si ministër.