Një djalosh që sapo ka humbur nënën, është duke qëndruar në shtëpinë që i la ajo trashëgimi, kur e fejuara fillon të sillet si mamaja e tij në një mënyrë tepër të çuditshme dhe të frikshme, derisa arrin të zbulojë arsyen përse shtiret.
Pasi ishte dëshmitare në një incident të çuditshëm, traumatik, që përfshiu një pacient të saj, Dr. Rose Cotter fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t'i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t'i shpëtojë realitetit të saj të ri të tmerrshëm.
Saktësia e snajperistit të Forcave Speciale Chris Kyle shpëtoi jetë të panumërta në fushën e Betejës dhe kjo e shndërroi atë në një legjendë. Megjithatë, pasi kthehet në shtëpi, pranë familjes së tij, Chrisi kupton se nuk mund ta lërë luftën pas.
Pesë ushtarë amerikanë janë caktuar për të ruajtur një kështjellë franceze në fund të Luftës së Dytë Botërore. Aty, ata hasin një armik të mbinatyrshëm shumë më të tmerrshëm se ata që shihen në fushën e betejës...
Fredi Gruger kthehet në këtë Makth Në Rrugën Elm, një ri-imagjinim kontemporan i horrorit klasik. Një grup adoleshentësh nga periferia ndajnë një lidhje të përbashkët me njëri-tjetrin: po përndiqen të gjithë nga Fredi Kruger, një vrasës tmerrësisht i shpërfytyruar që i gjuan në ëndrrat e tyre. Për sa kohë që ata qëndrojnë zgjuar, mund ta mbrojnë njëri-tjetrin... por kur i zë gjumi, nuk ka shpëtim.