U VENDOS VERSIONI FULLHD! Xhejk Suli jeton me familjen e tij në planetin Pandora. Kur një armik i vjetër kthehet të kërcënojë sërish planetin, Xhejku duhet të punojë me Nejtirin dhe ushtrinë e navi që të shpëtojë shtëpinë e tyre.
Një i jashtëligjshëm vrasës mëson se është i mallkuar nga një profeci: "Një nga fëmijët e tij do ta vrasë atë". Për ta parandaluar këtë, ai vret secilin nga fëmijët e tij të larguar, duke përfshirë djalin e humbur prej kohësh, Kalin. Me gjuetarët e tjerë dhe Sherif Solomonin, duhet të gjejë një mënyrë për të ndaluar fëmijët e tij dhe për t'i dhënë fund mallkimit.
Kur Majër Lanski i plakur, hetohet për herë të fundit nga federalët, të cilët dyshojnë se ai ka grumbulluar miliona dollarë gjatë gjysmë shekulli, gangsteri në pension rrotullon një përrallë marramendëse, duke zbuluar të vërtetën që nuk ishte treguar për jetën e tij si shefi famëkeq i Korporatës Vrasja dhe Sindikatës Kombëtare të Krimit.
Një çift ndalon në një pikë karburanti, ku krahu i vajzës së tyre 6-vjeçare thyhet. Ata nxitojnë për në spital. Diçka e çuditshme ndodh atje. Gruaja dhe vajza zhduken.
Një familje merr pjesë në një eksperiment njerëzor. Ky eksperiment ka si qëllim krijimin e një qenie të re njerëzore që mund të përshtatet me jetën në planetin Titan, pasi resurset në Tokë janë afër shterimit total.
Tek filmi "Sabotazhi" Arnold Shvarcenegër drejton një task forcë elitë të Anti-Drogës që merret me kartelet botërore të narkotrafikut. Kur skuadra ekzekuton me sukses një sulm të armatosur në bazën e tyre sekrete, ata mendojnë se mbaruan... derisa një nga një, anëtarët e skuadrës fillojnë të eleminohen. Ndërsa numri i viktimave rritet, ata janë të gjithë të dyshuar.
Ky triler i spiunazhit fillon më 1997, ndërsa disa lajme tronditëse mbërrijnë në veshët e agjentëve sekretë të Mosadit Rejçëll dhe Stefan në lidhje me ish-kolegun e tyre Dejvid. Që të tre janë lavdëruar prej vitesh nga atdheu i tyre për shkak të një misioni që ndërmorën në vitin 1966, kur treshja gjurmoi kriminelin e luftës Vogëll në Berlinin Lindor.
Mjeku ushtarak amerikan i Luftës së Dytë Botërore Desmond T. Dos, i cili shërbeu gjatë betejës në Okinaua, refuzon të vrasë njerëz dhe kthehet në njeriun e parë në historinë e Amerikës që merr Medalje Nderi pa qëlluar as edhe një plumb të vetëm.
Një dekadë pasi mposhti Krakenin e tmerrshëm, Perseu përpiqet të tërhiqet në një jetë të qetë si peshkatar dhe prind i vetëm për djalin e tij të vogël. Megjithatë, një luftë e madhe është shpërthyer midis perëndive, të dobësuar nga mungesa e përkushtimit të njerëzve dhe Titanëve të burgosur prej kohësh, të cilët udhëhiqen nga mizori Kronos. I tradhtuar nga Hadesi, Zeusi kapet rob dhe sillet në botën e nëndheshme dhe Perseu duhet të bëhet përsëri heroi në mënyrë që të gjejë Zeusin dhe t’i japë fund luftës së Titanëve për të sunduar botën.
Një marinës paraplegjik shkon me mision ne planetin Pandora, ne dyshim nëse duhet te ndjeke urdhrat apo te mbroje ketë planet te cilin e ndien si shtëpinë e tij.
Pasi Skynet ka shkatërruar shumicën e njerëzimit me një holokaust bërthamor, një grup të mbijetuarish të drejtuar nga Xhon Konor, përpiqen të ndalojnë robotët për të mos shfarosur atë numër të paktë njerëzish që kanë mbijetuar.
Një film plot imagjinatë për fëmijë, mbi një djalë të vogël Australian dhe dashurinë e tij për fluturimin. Dhe sfidën e të konkuruarit në kampionatin botëror të aeroplanëve të letrës në Japoni.
Kjo është historia e planifikimit të brenshëm, ekzekutimit, rrjedhojat dhe rënia e fundit e rrëmbyesve të pasanikut të birrës Alfred "Fredi" Heineken, që rezultoi si shpërblimi më të madh i paguar ndonjëherë për lirimin e një individi.