Grejsi Hart e braktis jetën si agjente për tu bërë fytyra simbolike e FBI-së. Por kur Çeril Freziërin dhe Sten Filldsin i rrëmbejnë, Grejs është e vendosur t’i shpëtojë me ndihmën e partneres së saj, e cila nuk është fort e gatshme.
Një agjente e FBI-së duhet të hyjë me mision sekret në Konkursin e Miss Shteteve të Bashkuara, për të ndaluar një grup që rrezikon të shpërthejë një bombë.
Një detektive vrasjesh dhe partneri i saj i ri nisin hetimet për një trup të gjetur në pyll. Evidencat e gjetura i drejtojnë tek dy adoleshentë simpatikë dhe të zgjuar.
Një vrasës i pafat, që ka vendosur ta bëjë punën e tij në mënyrë paqësore, shumë shpejt kupton se fati ka plane të tjera për të. Misioni i fundit e përball atë me kundërshtarë vdekjeprurës nga e gjithë bota, të gjithë me synime të ndërlidhura, por kontradiktore, ndërsa udhëtojnë në trenin më të shpejtë në botë.
Një shkrimtare romantike në një turne librash
me modelin e saj të kopertinës përfshihet në një tentativë
rrëmbimi që i fut të dy në një aventurë të ashpër në xhungël.
Ruth Slater, një grua e liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit për një krim të rëndë, bën përpjekje për të rihyrë në shoqëri. Ajo duhet të rregullojë përsëri jetën e saj në një botë që refuzon ta falë të kaluarën e saj.
Ani është duke shijuar udhëtimin e saj romantik me të dashurin e saj Aleksin. Papritmas ata e gjejnë veten në mëshirën e një të çmenduri. Tani ata duhet të sigurohen që të gjithë do dalin në breg të sigurt përpara se katastrofa të ndodhë.
Një doktoreshë e vetmuar, që është në një shtëpi të pazakontë në liqen, fillon të shkëmbejë letra dashurie me një arkitekt të irrituar, që ka banuar aty më parë. Dhe ndërkohë ata përpiqen të zbulojnë misterin që qëndron pas romancës së tyre të jashtëzakonshme, para se të jetë vonë.
Polici Jack Traven i SWAT, duhet që ndalojë një bombë brenda një autobusi të qytetit duke e mbajtur shpejtinë a autobusit afërsisht 80/km në orë, për të mos ngadalësuar më poshtë, sepse ndryshe autobusi shpërthen.
Dr. Rajan Stoun është një inxhiniere mjekësore brilante në misionin e saj të parë hapësinor, me austronautin veteran Mat Koualski në komandë të fluturimit të tij të fundit para se të dalë në pension. Por në një shëtitje hapësinore në dukje rutinë, ndodh katastrofa. Anija hapësinore shkatërrohet, duke e lënë Stounin dhe Koualskin plotësisht vetëm, të lidhur me litar pas njëri-tjetrit dhe duke pluskuar në errësirë.
Agjentja strikte e FBI-së Sara Ashbërn dhe policja vulgare e Bostonit Shanon Mullins nuk do të mund të ishin më të papërshtatshme. Por kur bashkojnë fuqitë për të rrënuar një bos droge, bëhen gjëja e fundit që priste dikush... mikesha.
Historia e Majkell Oherit, një djalë i tramautizuar dhe i pastrehë i cili bëhet një lojtar “All American Football” dhe raundi i parë i NFL-së me ndihmen e një gruaje të dashur dhe familjes së tij.
Kur botuesja e fuqishme Margaret përballet me dëbimin në vendlindjen e saj Kanadanë nga Zyra e Emigracionit, deklaron se është e fejuar me ndihmësin e saj të shkretë Endrjun, të cilin e torturon prej vitesh. Ai bie dakort të marrë pjesë në këtë mashtrim, por me disa kushte të vogla nga ana e tij. Çifti i çuditshëm niset në Alaskë për t’u njohur me familjen e “dhëndrit” dhe vajza nga qyteti që i ka gjithmonë gjërat nën kontroll e gjen veten krejtësisht jashtë ujrave të saj. Me një martesë të improvizuar që është duke afruar dhe një oficer të zyrës së emigracionit që iu është vënë nga pas, Margareta dhe Endrju angazhohen pa dëshirën e tyre t’i përmbahen planit pavarësisht pasojave të rrezikshme.
Minionët janë krijesa të vogla të verdha në kërkim të një krimineli që t'i shërbejnë. Ata më në fund e arrijnë qëllimin e tyre por gjërat mesa duket fillojnë të ndërlikohen.
Një djalë 9 vjeçar, shpikës amator, shkon në Nju Jork për të kërkuar drynin të cilin hap një çelës misterioz që i la babai, i cili vdiq në sulmet ndaj Kullave Binjake më 11 shtator 2001.