Bazuar në një histori të vërtet, filmi tregon se si një zjarr, që shkatërroi shkollën për nxënësit me ngjyrë në qytetin e Durhamit, nis një revolucion për integrimin e komunitetit me ngjyrë nëpër shkolla dhe përpjekjen për të ndaluar segregacionin. Komunitete me ideale dhe parime të ndryshme formojnë një asamble për të marr vendime të rëndësishme për jetën e qytetit dhe gjatë këtyre diskutimeve arrijnë të njohin dhe të kuptojnë më mirë njëri tjetrin.
Kur polici James Coffee fillon të dalë me mamanë beqare, Vanessa, ai nuk merr parasysh që duhet të përballet me djalin e saj 12 vjeçari, që do bëjë gjithçka që tq pengojë lidhjen e tyre.
Një femër e shtypin agjentët meshkuj të sportit në agjencinë ku ajo punon,
por më vonë asaj i jepet dhuntia për të dëgjuar mendimet e brendshme të meshkujve.
Kur Drej Parkeri dhe nëna e tij shpërngulen nga Ditroiti në Kinë, Dreja ndihet i humbur në një botë shumë ndryshe nga ajo që njeh. I frikësuar dhe i rrahur nga disa shokë të shkollës, Dreja shpëtohet nga mirëmbajtësi i pallatit, z. Han, një njeri që vajton një humbje shumë të madhe. Zotit Han i vjen keq për Drenë dhe bie dakort ta mësojë kung-fu për të mbrojtur veten. Duke u stërvitur së bashku, mësues dhe nxënës mësojnë t’i zënë besë njëri-tjetrit, dhe si përfundim të krijojnë një miqësi që i shëron të dyve.
Meri është një vrasëse me pagesë që punon për një familje të organizuar kriminale në Boston, jeta e së cilës kthehet komplet përmbys kur njihet me një djalë të vogël me të cilin ndeshet kur një nga punët e saj shkon keq.
Historia e Xhodit, një afro-amerikan 20 vjeçar i cili detyrohet të përballet me përgjegjësitë e jetës. I mësuar nga rruga, por i papunë, ai është baba i dy fëmijëve nga dy gra të ndryshme, por akoma jeton me nënën e tij duke u munduar të gjejë rrugëtimin e duhur në jetën e tij kaotike.