Semi, një djalë inteligjent por pa qëllime në jetë, sheh një grua misterioze duke notuar në pishinën e banesës së tij. Mëngjesin tjetër, ajo zhduket. Semi e kërkon nëpër të gjithë Los Anxhelosin, por gjatë rrugës zbulon një komplot shumë më të çuditshëm se zhdukja e saj.
Dashuria e pashpërblyer e shtyn një djalë për të shkruar përvojat e veta, në një skenar filmi. Ai do shumë të besoj në dashuri, por eksperienca ia ka bërë të pamundur. Në këtë film shpalosen të gjitha: Që nga teoritë për dashurinë, idetë, zhgënjimet, mundësitë, kërkesat. Është një guidë që të ndihmon për të kuptuar më mirë lidhjet dhe për të gjetur personin e duhur në jetë.
Në fund të viteve 1980, kur Uoll Striti është në kulmin e tij dhe duket sikur i gjithë vendi po fiton para me thes. I neveritur nga materializmi që e rrethon, Met Frenklin, një djalosh tepër i zgjuar i diplomuar në universitetin MIT, ka zënë punë si shitës në një videotekë pavarësisht kundërshtimeve të të atit. Dhe kriza në jetën e Metit vazhdon të rritet. Shoku i tij i ngushtë sapo është pushuar nga puna, motra e tij e zgjuar Uendi nënshtrohet nga i dashuri i saj Kajl dhe bukuroshja Tori Frederking, objekti i adhurimit të Metit për një kohë shumë të gjatë, kthehet papritmas në skenë. Tani, në një mbrëmje të tërbuar dhe të papërgjegjshme, gjithçka do të vihet në vend të vet, me rezultate shpërthyese!