I detyruar të shoqërojë në timon një pasagjer misterioz nën kërcënimin e armës, një burrë e gjen veten në një lojë mes jetës dhe vdekjes, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Qeveria dërgon kriminelët më të rrezikshëm në botë: Bloodsport, Peacemaker, King Shark, Harley Quinn dhe të tjerë, në ishullin e largët të mbushur me armiq, Corto Maltese. Të armatosur me armë të teknologjisë së lartë, ata përshkojnë xhunglën e rrezikshme në një mision kërkim- shkatërrimi, me vetëm Kolonel Rick Flag në tokë që kontrollon sjelljen e tyre.
Ekzekutori virtuoz, Xhim Konlon me nofkën “Varrmihës”, në një moment të vështirë për të mbrojtur të birin e tij do të vrasë djalin e shokut të tij të ngushtë dhe njëherazi të bosit të mafies. Sado që Xhimi do përpiqet për ta bindur ta falë dhe ta lejë atë dhe familjen e tij të qetë, mafiozi do t'i shpalli atij menjëherë "luftë" duke dashur të hakmerret kundrejt tij dhe të birit.
Në Detroitin e vitit 2028, kur Aleks Mërfi - një bashkëshort i dashur, baba dhe polic i mirë - plagoset rëndë në krye të detyrës, konglomerati multinacional OmniKorp shikon mundësinë për të krijuar një oficer policie gjysmë njeri, gjysmë robot.
Jeve tani jeton në mërgim dhe është më i vendosur se kurrë të zbulojë se çfarë i ka ndodhur motres së tij të zhdukur, Kamila. Çdo gjurmë e drejton në një botë krimi të organizuar në Stokholm...
Jeve, studenti premtues i biznesit dhe narkotrafikanti, kërkon te ndjekë rrugën e drejtë pas viteve që kalon në burg. Për të ka shpresë, disa biznesmenë janë të interesuar të blejnë një softuer që ka krijuar, në burg u pajtua me një armik të vjetër... Por të gjitha janë një iluzion. Jeve mëson se kur ke bërë jetën e krimit nuk ke më kthim pas.
Kur JV nis të merret me drogë për të përballuar jetën e tij të dyfishtë, fati i tij lidhet me dy burra të tjerë Horhe, nje i arratisur që fshihet nga mafia serbe dhe nga polica dhe Mrado, anëtar i mafias që është në kërkim të Horhes.