Dy djem nga Nju Jorki, teksa po ktheheshin në Universitet, akuzohen për vrasje në një qytet të Alabamas. Ata i kërkojnë për mbrojtje kushëririt të njërit prej djemve, i cili është avokat por pa eksperiencë gjyqësore.
Miki Haller është një nga avokatët më të mirë mbrojtës në Los Anxheles - një profesionist që punon në sediljen e pasme të makinës së tij klasike Linkoln. Ai di gjithë hyrjet e daljet të sistemit ligjor dhe se si t’i shfrytëzojë në avantazh të klientëve të tij. Por pasi bie dakord për të mbrojtur një djalosh të pasur të akuzuar për përdhunim dhe agresion, Miki papritmas e gjen veten të ngatërruar në një lojë të rrezikshme dhune, hakmarrjeje dhe mashtrimi që nuk kërcënon vetëm për t’i dhënë fund karrierës së tij, por gjithashtu dhe jetës së tij.
Pas një aksidenti, një drejtor shovinist fiton aftësinë e të dëgjuarit të asaj çka gratë mendojnë vërtetë. Edhe pse në fillim kjo gjë e tmerron, më pas mëson ta përdorë në mënyrë të përsosur për të arritur ato që do. Por, gjërat dalin jashtë parashikimeve të tij kur njihet me kolegen e tij të re rivale.