Një vit pasi Kevinin e harruan në shtëpi dhe iu desh të përballej me dy hajdutë, aksidentalisht ai e gjen veten në qytetin e Nju Jorkut dhe takon disa “fytyra të njohura”.
Një djalë 8-vjeçar, të cilin familjarët e harrojnë aksidentalisht në shtëpi kur nisen me avion për Krishtlindje në Francë, duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë idiotë.
Dy djem nga Nju Jorki, teksa po ktheheshin në Universitet, akuzohen për vrasje në një qytet të Alabamas. Ata i kërkojnë për mbrojtje kushëririt të njërit prej djemve, i cili është avokat por pa eksperiencë gjyqësore.
Me moshën e vjetër që u rëndon në kurriz dhe problemet e tyre në jetën e përditshme, oficerët e policisë, Mërtof dhe Rigs, duhet të përballen me Triadat kineze që po përpiqen të nxjerrin nga burgu shefat e tyre, për t’I sjellë në tokën amerikane.
Martin Rigs dhe Roxher Murtazh ndjekin një ish polic i cili përdor njohuritë e tij policore për të vjedhur dhe shitur armë dhe municione për bandat vendase.
Rigsi dhe Murtagu vihen në ndjekje të disa diplomatëve që përdorin imunitetin e tyre
për t'u marrë me aktivitete kriminale. Rigsi zbulon të vërtetën mbi vdekjen e gruas së tij.
Filmi ka marrë shumë vlerësime nga publiku dhe kritika dhe ka fituar 6 çmime Oscar, midis të cilave atë të regjisë dhe filmit më të mirë. Nga rrëfimi i tridhjetë vjet jetë në mafie i të penduarit Henry Hill, paraqiten stile, mentalitete dhe rite të të universit mafioz italiano-amerikan nëpërmjet vrasjeve, kontrabandës, shpërndarjes së drogës, rrëmbimeve, burgosjeve, por edhe drekave, festave, grave, fëmijëve, të dashurave, dhe ish "miqve", midis të cilëve Janes Conway (Robert De Niro) dhe gjakatari Tommy De Vito (Joe Pesci).