Një vajzë adoleshente, e cila lëshon aksidentalisht një frymë të lashtë dhe djallëzore në Hallouin,
e cila bën që dekorimet të vijnë në jetë dhe të bëjnë kërdinë,
duhet të bashkohet me personin e fundit që do të dëshironte për të shpëtuar qytetin e tyre - babanë e saj!
Pas ngritjes së karrierës së Aretha Franklin, nga një fëmijë që këndonte në korin e kishës së babait të saj në një yll ndërkombëtar, RESPEKT është historia e jashtëzakonshme e vërtetë e rrugëtimit të ikonës së muzikës për të gjetur zërin e saj.
Në këtë komedi rreth plakjes, martesës, dhe të lidhjes të brishtë mes prindërve dhe fëmijëve të rritur, Laura, e martuar dhe nënën e dy vajzave ka krijuar dyshime se burri i saj që po përpiqet të rritet në karrierë, mund të ketë një lidhje me një kolege, një spekulim i inkurajuar nga babai i saj.
Në përgatitje për të krijuar familjen e tij, Alan niset në kërkim të mamasë biologjike, që e dha për adoptim, kur ishte foshnje, por ai zbulon më shumë nga çfarë priste. Vëllezër dhe motra të Alanit janë të shpërndarë në tërë Amerikën dhe sjellin veçanti dhe telashe të ndryshme në jetën e tij, por në fund të fundit, familja nuk zgjidhet.
Një grup i çuditshëm hajdutësh mblidhet në shtëpinë e një vejushe të devotshme, por pak të hutuar, për të vjedhur një nga kazinot më të mëdha në Misisipi. Plani i organizuar me detaje ndërlikohet, kur personalitetet e ndryshme të kriminelëve fillojnë të shkaktojnë grindje midis tyre, duke krijuar telashe dhe ngatërresa.
"Dont Be a Menace to South Central While Drinking your Juice in the Hood" është një parodi e filmave te SH.B.A-s për jetesën në lagje-geto. Si "Boyz n the Hood", "South Central", "Menace II Society", "Higher Learning" dhe "Juice". Do e ndjekim Trejin ndërsa ai kthehet te vendi ku është rritur dhe takon të atin dhe miqtë e tij. Gjëra të çmendura ndodhin. Për shembull, Trej është më i madh se babai i tij; gjyshja e shokut te tij Lokut është një plakë që i pëlqen dhuna shan djalin e saj me pamje paksa ekscentrike që nuk është mjaftueshëm i ashpër etj...
G.I. JOE është një njësi operacionesh speciale lartësisht e stërvitur dhe tepër sekrete e përbërë nga burra e gra nga i gjithë globi. Zyrtarisht, këta luftëtarë nuk ekzistojnë. Janë të paktë ata që dinë të vërtetën se G.I. JOE luftojnë një luftë sekrete, si radha e parë dhe e fundit e mbrojtjes kundër forcave që kërkojnë të fusin botën brenda kaosit. Kudo që ka telashe, G.I. JOE janë atje. Karakterët tuaj të preferuar G.I. JOE janë kthyer... por këtë radhë, askush nuk është i sigurt. S’ka parashuta. S’ka lazera. S’ka rregulla. Kujdes... kjo nuk është lojë!
Një komplot po thuret dhe motrat Uilson, trashëgimtaret e një hoteli janë në rrezik. Dy agjente të FBI-së do të hyjne në veprim, do të bëhen motra. Një komedi brilante me zoçka të bardha që ta heqin trurin...
Pasi ka bërë procesin e ekzorcizmit për të larguar djallin nga ish e dashura e tij, Malkolmi ia ka nisur nga fillimi me të dashurën e tij të re dhe dy fëmijët e saj. Pasi janë zhvendosur në shtëpinë e ëndërrave, Malkolmi edhe një herë fillon të torturohet nga aktivitete paranormale të çuditshme.
Malkolmi dhe Kisha shpërngulen në shtëpinë e ëndrrave të tyre, por shumë shpejt mësojnë se një demon gjithashtu jeton aty. Kur Kisha pushtohet nga djalli, Malkolmi - i vendosur ta mbajë jetën e tij seksuale në vijë - kërkon ndihmën e një prifti, një fallxhori dhe një skuadre që kap fantazma.