Pas karrierës se ti që përfundoj një aksion për parandalim e kontrabandës, Aleksandër (Seagal) përpiqet të bëj një jetë të qetë, por diçka ndodhe me komshiun e saj ku duhet ai të vije në ndihme kundër trafikantëve....
Ata nuk janë më 21 vjeç, por përsëri mbeten adoleshentë. Aventura e tyre e radhës do t’i cojë në një kolegj, por punët ngatërrohen aq keq se djemtë hyjnë në dilema. Nëse aventura e tyre do të shkojë mbarë atëherë mund të quhen dy burra të vërtetë.
Dy ish-armiq gjimnazi që kthehen në partnerë policorë nuk arrijnë dot të bëjnë një arrestim - derisa u caktohet të shtiren si nxënës dhe të asgjësojnë një rreth droge brenda shkollës së tyre të vjetër. Duke jetuar përsëri si adoleshentë, ata rrëshqasin në veten e tuaj të vjetër dhe rrezikojnë çështjen - dhe miqësinë e tyre - me pasoja katastrofike dhe tepër gazmore!
Tre Lolot! Të braktisur në shkallët e një jetimoreje me murgesha kur ishin foshnje, Moja, Lerri dhe Kaçurreli rriten duke nxjerrë sytë e njëri-tjetrit, duke qëlluar me dacka dhe duke përplasur kokat. Tani, treshja e paaftë - të pastër në zemër, por të mangët nga trutë - e gjejnë veten në një mision të çmendur për të shpëtuar shtëpinë e tyre të fëmijërisë nga falimentimi. A mund t’i mbijetojnë Lolot botës moderne, të mbledhin paratë dhe të bëhen heronj? Epo, sigurisht!
Kur një lojtar pushteti dhe gruaja e tij joshëse punësojnë një agjent pronash të poshtëruar për të shitur në fshehtësi vilën e tyre në Malibu, tradhti, seks, vrasje dhe hakmarrje vijnë në jetë.
Pasi vogëlushi 5-vjeçar Xhak dhe e ëma e tij arratisen nga dhoma e mbyllur që Xhak kishte njohur gjatë gjithë jetës së tij, vogëlushi bën një zbulim të madh: atë të botës së jashtme.
Pasi familja e tij vritet nga një gangster serb, agjenti i Policisë së Nju Jorkut, Nik (Dolph Lundgren) në bashkëpunim me një agjent tajlandez (Tony Jaa) shkojnë në Azinë juglindore për t'u hakmarrur dhe për të shkatërruar trafikun e qënieve njerëzore.
Fëmijët Spiunë vijnë të përtëritur në këtë film të katërt me protagonistë Jessica Alba dhe Joel McHale, të cilët luajnë prindërit e fëmijëve të rinj spiunë, Rebekës dhe Sesilit, ndërsa luftojnë me Mbajtësin e Kohës. Robert Rodriguez edhe për një herë akoma del nga skenari i vet duke futur veteranët e Fëmijëve Spiunë Alexa Vega dhe Daryl Sabara në këtë vazhdim jashtëzakonisht gazmor!
Xhoni dërgohet në një klinikë psikiatrike nga familja e tij. Atje, ai takon Xhuditin dhe bie në dashuri. Problemi është se asaj nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të jetuar. Por ky fakt nuk do të mund të parandalojë një romancë të madhe brenda klinikës.
Dy miq marrin vajzat e tyre me vete me pushime në plazh dhe e gjejnë veten në një situatë të çuditshme. Një ribërje e filmit të 1977 "Një moment rrëmbimi".
Në mes të luftës së Kosovës, një fshat është gati të shkaterrohet nga armiku. Një burrë shpëton fshatin me ndihmën e dy luftëtarëve të vjetër dhe e mban armikun large aq gjatë sa fshatarët të shpëtojnë të sigurt. Pas luftës, marrëdhënia e Heroit me vendin e tij të ri nuk është ajo që do të pritej nga një hero lufte. Ngadalë harrohet dhe mënjanohet në rendin e ri që mbretëron deri në mosekzistencë. Filmi shqyrton degradimin e ngadaltë të Heroit në duart e njerëzve që nuk bënë asgjë dhe lë pyetjen nëse shikuesi po shikon një jetë të imagjinuar. Shkruar nga Pierre Cerf
Xhesi 13-vjeçar dëshiron të bëhet artist dhe duke besuar se jeta e tij e zakonshme,
e klasës së mesme e ka lënë të papërgatitur, ai niset të kërkojë egërsinë dhe gratë.
Nik Furia është drejtori i SHIELD, një agjenci ndërkombëtare paqeruajtëse. Agjencia është e përbërë nga ajka e superheronjve të Marvelit, Njeriu i Hekurt, Hulku i Jashtëzakonshëm, Thori, Kapiten Amerika, Fajkoi dhe Vejusha e Zezë. Kur siguria globale kërcënohet nga Loki dhe hordhitë e tij, Nik Furia dhe skuadra e tij do të kenë nevojë për të gjitha fuqitë e tyre për të shpëtuar botën nga katastrofa.
Dy ish-shoqe universiteti takohen pas shumë vitesh dhe jetojnë bashkë në një apartament. Pasi njëra braktiset nga i dashuri dhe pushohet nga puna, të dyja bashkë hapin një linjë telefonike seksi për të nxjerrë para.
Një histori dashurie që nuk duhet humbur: Një amerikan që udhëton nëpër Evropë takon dhe bie në dashuri me një ukrainase e divorcuar e cila po rrit vajzën e saj 10-vjeçare në Paris. Të dashuruarit udhëtojnë drejt Mont St Michel, një ishull në afërsi me brigjet e Normandisë dhe shijojnë mrekullinë e romancës së tyre të sapo gjetur. Por marrëdhënia e tyre do të ftohet. pasi të dy gjejnë ngushëllim në shoqërinë e dikujt tjetër.
Një vajzë e re po përballet me personalitetet e saj të shumta shkatërruese duke përdorur një procedurë të re eksperimentale të njohur si "Djegia Siameze".
Një Margaret Theçer e moshuar që flet me praninë imagjinare të bashkëshortit të saj,i cili ka vdekur së fundmi. Ndërkohë që ajo përpiqet të pajtohet me vdekjen e tij, ndërhyjnë skena nga jeta e saj e kaluar,nga vajza deri tek kryeministria britanike.
Kompozitori i famshëm francez shkon në Indi për të kompozuar partiturën për një përshtatje indiane të Romeo dhe Zhuljetës. Atje takohet me gruan e ambasadorit francez dhe një marrëdhënie e ndërlikuar krijohet.
Një djalë i braktisur shkon në Amerikë dhe tërhiqet nën ndikimin e një figure babai të rrezikshme. Frymëzuar nga ngjarjet e vërteta që sollën në sulmin e snajperit në Beltuei në 2002.
Një histori krize e martesës dhe identitetit të ish yllit të Hollywoodit Grejs Kelli. Gjatë një mosëmarrveshjeje politike mes princit Rainer III të Monakos dhe Çarls dë Gol të Francës, fillon pushtimi francez ndaj Monakos në fillim të viteve 1960’.